Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Komisioni Europian merr në analizë etanolin në dezinfektuesit spitalorë, ja sa i sigurtë është
Bashkimi Europian po shqyrton nëse do ta klasifikojë etanolin, një dezinfektant që përdoret gjerësisht në spitale, si një produkt të rrezikshëm. Marrja në shqyrtim vjen në një kohë kur ky vendimi aktualisht është pezulluar, për shkak të mungesës së konsensusit midis grupeve shkencore në agjencinë kimike të BE-së. Vendimi u diskutua sot midis ligjvënësve europianë dhe Komisionit Europian, por debati është lënë në hije nga implikimet e mundshme të vendimit për institucionet e kujdesit shëndetësor. Ligjvënësit europianë Christine Singer dhe Andreas Gluck u kanë kërkuar kolegëve të tyre në Parlamentin Europian të sigurohen që dosja të debatohet në nivelin e duhur politik. Etanoli është një lëng i kthjellët që mund të digjet si lëndë djegëse ose të përdoret si dezinfektant. BE-ja po shqyrton vetëm përdorimin...