EMRAT/ Plagosje në Durrës, një i ri goditet me thikë. Autori në kërkim

EMRAT/ Plagosje në Durrës, një i ri goditet me thikë. Autori në kërkim

Plagosje me thikë në Qerret të Katundit të Ri në Durrës.  Pas një konflikti për motive banale, një  i ri është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Haxhi Shehu ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar si autor është Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim. Njoftimi i policisë: U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij. Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po...