Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm në Europë/ Disa shtete të BE-së vijojnë me normat më të larta të vrasjeve ndaj grave
Shumë vende evropiane po marrin masa të ashpra kundër dhunës direkte dhe indirekte ndaj grave. Në BE, gratë vriten pothuajse dy herë më shpesh se burrat kur autori i krimit është partneri ose anëtari i familjes. Shifrat e fundit nga Eurostat tregojnë një shkallë prej 4.1 grash të vrara për milion banorë, krahasuar me 2.2 burra. Letonia raportoi vazhdimisht shkallën më të lartë të vrasjeve të grave në të gjithë bllokun si në vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023 — rreth 17 gra për çdo një milion njerëz — zbuloi një analizë e mëtejshme nga Europe in Motion. Lituania fqinje kishte shkallën e dytë më të lartë në të dy vitet, me 10 gra për çdo një milion banorë, e ndjekur nga Austria me...