Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Plagosje me thikë në Durrës, 41-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Durrës. Haxhi Shehu raportohet të jetë goditur dy herë me thikë nga Egzon Sinani, pas një konflikit për motike të dobëta. 41-vjeçari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndësa autori është shpallur në kërkimi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë: U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij. Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë...