Salianji takim me strukturat e PD-së/ Bashkohen edhe drejtuesit e degës së Durrësit

Salianji takim me strukturat e PD-së/ Bashkohen edhe drejtuesit e degës së Durrësit

Pas takimit që mbajti disa ditë më parë me Ilir Alimehmetin dhe kandidatët më të votuar demokratë, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvillon sot një tjetër takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, një degë që aktualisht funksionon pa kryetar të zgjedhur. Nga burimet brenda PD, mësohet se takimit të Salianjit, i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës. Mes tyre kryetari i grupit te këshilltareve te PD ne bashkinë Durrës dhe ish kryetari i foltores, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, ish deputeti Pellumb Berisha, sekretari i Degës Arlinind Boshku, Sekretari Organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash etj. Gjithashtu takimi i janë bashkuar deputetet më të votuar te Qarkut Durres Aulon Kalaja, Ndrec...