Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen si aktore në Teatrin Skampa të Elbasanit. Në një reagim në rrjetet sociale, Egla Ceno shkruan se i është ndërprerë rroga, për shkak se ka marrë pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental. “Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit, 550 lek te vjetra rrogë”-thotë Egla. “Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu. Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët...