Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

Samsung ka prezantuar zyrtarisht celularin e ri, Galaxy Z TriFold. Kompania tha se pajisja do të dalë në shitje më 12 dhjetor në Korenë e Jugut dhe në Kinë, Tajvan, Singapor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Për tregun amerikan do të jetë i disponueshëm në tremujorin e parë të 2026, por nuk ka ende një datë të përcaktuar. Celulari paloset nga brenda për të mbrojtur ekranin kryesor. Nëse është palosur gabim, pajisja dridhet dhe shfaq një njoftim për përdoruesin. Kur hapet plotësisht, TriFold ka një ekran 10 inç dhe ekrani mbulues është 6.5 inç kur paloset. Ka ngjashmëri me Galaxy Z Fold 7 dhe peshon 309 gramë. Me dy menteshat që ka, Trifold bën që në duar të kesh praktikisht një tablet. Menteshat janë krijuar...