Spermatozoidët në qeramikë/ Mjeshtri i punimit të baltës në një revoltë për shoqërinë që nuk prodhon asgjë

Spermatozoidët në qeramikë/ Mjeshtri i punimit të baltës në një revoltë për shoqërinë që nuk prodhon asgjë

Revolta e mjeshtrit të qeramikës Vasillaq Kolevica ekspozohet në Korçë. I njohur për punimet në baltë ai sjell një panoramë të asaj që e quan “Shoqëri spermatozoidesh të ngordhur”, këtë herë në një instalacion në qeramikë. Mjeshtri i punimit të baltës Vasillaq Kolevica ka vendosur të bëjë art duke futur brenda edhe revoltën e tij me situatën aktuale në Shqipëri. “Spermatozoidët” e ka quajtur Kolevica veprën e tij të fundit për të rrëfyer përmes një instalacioni se sa bosh dhe të shurdhët e sheh shoqërinë shqiptare në këtë moment. Artisti tregon për A2 CNN se kjo ide u rrit edhe më shumë pas zgjedhjeve të fundit të shqiptarëve. “Eshtë një instalacion, spermatozoidët, por janë të pafekonduar, të shurdhuar, ata që dalin jashtë përdorimit e shkojnë...