EMRI-“Ushtroi ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publike”/ SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit

EMRI-“Ushtroi ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publike”/ SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi. Sipas njoftimit të SPAK, Hafësllari akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. Më tej bëhet me dije se pasuritë e luajtshme të sekuestruara janë dy garazhë në rrugën ‘Pjetër Bogdani” në Tiranë dhe automjet tip “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005. Gjithashtu janë sekuestruar dy apartamente po në rrugën “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë. SPAK thekson se për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).