Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca e planifikuar për nesër
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të mërkurë se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar për nesër, është shtyrë. Sipas Gjykatës Kushtetuese mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025. Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. Top Channel