Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ankimi i Ramës për Ballukun mbetet pezull! GJK do të vendoste nesër, shtyhet data: Kemi tjetër agjendë
Belinda Balluku TIRANË-Ditën e nesërme 4 dhjetor, pritej që Gjykata Kushtetuese të vendoste nëse ankimi i kryeministrit Edi Rama për vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyrat zv.kryeministren dhe ministren Belinda Balluku, do të kalojë për shqyrtim. Por seanca është shtyrë dhe tetë gjyqtarë të cilët do të marrin një vendimmarrje për kërkesën paraprake të qeverisë, për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja do të mblidhen më 12 dhjetor. Gjykata Kushtetuese arsyeton se për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më 12 dhjetor. Njoftimi: Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi...