Tentuan të korruptonin gjyqtarin, SPAK sekuestron pronat e Nikolla Hafësllarit

Tentuan të korruptonin gjyqtarin, SPAK sekuestron pronat e Nikolla Hafësllarit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- SPAK ka sekuestruar pasuritë e Nikolla Hafësllarit, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, vepër e kryer në bashkëpunim. Nikolla Hafësllarit i janë sekuestruar dy garazhde, dy apartamente dhe një automjet tip 'Audi'. Hafësllari, ishte pjesë e grupit të 5 personave të tjerë Nikolla Jesku, Blerand Kozici, Artiana Kozici, Dritan Tabaku, që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Në lidhje me rastin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 3 vite burg avokatin dhe ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Sipas përgjimeve të SPAK, Lena i ka kërkuar ish-asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro, i cili mendohet se ishte...