Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Blushi publikon konkluzionet e Av. të Popullit/ Kufizimet ndaj Metës alogjike dhe në kundërshtim me ligjin
Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar konkluzionet e hetimit të Institucionit të Av. të Popullit në lidhje me trajtimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e IEPV ” Jordan Misja”. Blushi thotë se pas hetimit administrativ të kryer nga Av. i Popullit, është konstatuar se kufizimi i takimeve të Z. Meta në vetëm katër takime në muaj, pa marrë parasysh rrethanat individuale, statusin e tij shoqëror dhe politik përbën kufizim të tepruar të së drejtës për jetë familjare dhe të së drejtës për tu organizuar politikisht. Avokati i Popullit, ka konstatuar se ndalimi i vizitave për takim me Z. Meta, të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Eurodeputetëve, duke kërkuar gjoja një miratim paraprak formal nga...