Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama ngre alarmin: Vendimi për Ballukun ka pezulluar projektet strategjike të transportit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e caktuar nga Gjykata e Posaçme. Kreu i qeverisë argumenton teknikisht se përsë Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë ankimimin e vendimit të GJKKO-së, nga Këshilli i Ministrave. Reagimi i Ramës: Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e...