Kriza për Avokatin e Popullit: PD tërheq mbështetjen, kërkon rifillim procedure

Kriza për Avokatin e Popullit: PD tërheq mbështetjen, kërkon rifillim procedure

Partia Demokratike sqaroi sot se nënshkrimet e deputetëve të opozitës për kandidatët për Avokat të Popullit janë dhënë para se Komisioni i Ligjeve të bënte kualifikimin e tyre. Sipas PD-së, disa kandidatë i kanë përdorur këto nënshkrime sikur të ishin propozim zyrtar për votim, gjë që partia e konsideron “të pavërtetë” dhe në kundërshtim me ligjin. PD thotë se, pasi Komisioni i Ligjeve njoftoi zyrtarisht se çdo deputet mund të mbështesë vetëm një kandidat, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna më herët. Opozita ka propozuar nisjen e një procesi të ri, transparent, mes mazhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e kandidatit. “Jemi në pritje të përgjigjes zyrtare të Kryetarit të Kuvendit për hapat e mëtejshëm. Tërheqja e nënshkrimeve është depozituar në Kuvend”, thuhet...