Kriza politike nuk zgjidhet me mjete juridike

Kriza politike nuk zgjidhet me mjete juridike

Nga Lorenc Vangjeli  A mund të pezullohet veprimtaria e një anëtari të qeverisë? Ka të drejtë një gjykatës dhe një prokuror që të largojnë nga detyra deputetin ministër apo ministrin deputet? A ka shkelur gjykata e posaçme kompetencat e kryeministrit kur kërkon pezullimin e anëtarit të kabinetit? Dhe mbi të gjitha, a ka frakturë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve? Të yshtur nga interesi dhe duke kalëruar interesa të ndryshëm, Edi Rama e Sali Berisha japin përgjigje të kundërta. Shumë më elegant se Berisha, Edi përgjigjet me jo! Shumë më agresiv se Rama, Saliu përgjigjet po! Të dy njerëzit e politikës, në kurs përplasjeje me drejtësinë, diktojnë më pas, gjithë shtratin e gjithë debatit publik në Tiranë. Mbas tyre, sipas besimit tek...