Hungaria do ta sfidojë vendimin e BE-së për importet e energjisë ruse

Hungaria do ta sfidojë vendimin e BE-së për importet e energjisë ruse

Hungaria do ta sfidojë vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen dorë në mënyrë graduale të burimeve të energjisë ruse. Lënda do të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, më 3 dhjetor. Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar që të heqin dorë gradualisht nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund varësisë disa dekadëshe të bllokut nga energjia ruse. Vendimi u mor pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë dhe Sllovakisë. Sllovakia po shqyrton gjithashtu opsionet e saj ligjore kundër urdhrit të BE-së, pasi të dyja vendet vazhdojnë të jenë shumë të varura nga furnizimet me gaz dhe naftë nga Moska dhe frikësohen se alternativat më të kushtueshme do të...