Kremlini ‘hedh poshtë’ Kremlinin: Nuk e kemi refuzuar të gjithë planin e SHBA-së

Kremlini ‘hedh poshtë’ Kremlinin: Nuk e kemi refuzuar të gjithë planin e SHBA-së

Kremlini i mohoi raportet që mbushën mediat botërore sipas të cilave pesë orë bisedime me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff nuk mjaftuan për ta bindur Vladimir Putinin për planin 28 pikësh të paqes me Ukrainën, për miratimin e të cilit Shtetet e Bashkuara janë angazhuar maksimalisht Në Moskë tani thonë se është gabim të pretendohet se Vladimir Putin hodhi poshtë të gjithë pjesët e planit amerikan që synon fundin e konfliktit. “Nuk do të ishte korrekte të thuhej se Presidenti Putin hodhi poshtë propozimet e SHBA-së për paqe gjatë bisedimeve me Steve Witkoff dhe Jared Kushner.  Dje ishte hera e parë që u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë mendimesh. Diçka u pranua, diçka u shënua si e papranueshme. Ky është një proces...