Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ Ukraina godet tubacionin e naftës Druzhba në Rusi, rrezikohet furnizimi i Hungarisë dhe Sllovakisë
Ukraina ka goditur ditën e sotme tubacionin e naftës Druzhba në rajonin qendror të Tambovit të Rusisë. Lajmi u bë me dije nga një burim pranë shërbimit të sigurisë ushtarake të Ukrainës (GUR), ndërkohë që ky është sulmi i pestë ukrainas ndaj tubacionit që furnizon me naftë ruse Hungarinë dhe Sllovakinë. Sipas ‘Reuters’, Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të furnizohen me produkte energjie nga Rusia, edhe pasi vendet e tjera të Bashkimit Evropian i ndërprenë lidhjet pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Mediat ukrainase raportuan se sulmi përfshinte eksplozivë të shpërthyer nga distanca me telekomandë, ndërsa operatori sllovak i tubacionit dhe kompania hungareze e naftës dhe gazit thanë se furnizimet përmes tubacionit Druzhba po funksiononin normalisht, kurse nga Rusia nuk pati asnjë koment. Ukraina sulmoi...