Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë kandidatët: Presim Peleshin për të vijuar procedurën

Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë kandidatët: Presim Peleshin për të vijuar procedurën

Partia Demokratike ka tërhequr ditën e sotme firmat për të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit duke theksuar se mbeten ende në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas tyre, nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve dhe pas vendimit të Komisionit deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. “Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se: Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me...