Skandali i fondeve të BE: SPAK në prag arrestimesh pas hetimit të OLAF

Skandali i fondeve të BE: SPAK në prag arrestimesh pas hetimit të OLAF

BRUKSEL– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duket se ka bërë gati fletë-arrestet për fondet e OLAF të Bashkimit Evropian. Kjo vjen, pasi emra të rëndësishëm që kanë firmosur fondet e BE për bujqësinë, po hetohen nga prokurorët e SPAK. Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi keqpërdorim serioz i fondeve të paraanëtarësimit të BE-së për bujqësinë në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin pasardhës të ndihmës. Më herët zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Hetimet e...