Skandalet me tenderat AKSHI-t, drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Skandalet me tenderat AKSHI-t, drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për abuzime me tenderat e institucionit që ajo drejton. SPAK ka hapur një procedim penal që lidhet me 12 tendera të dyshuar për shkelje, të zhvilluar nga AKSHI, dhe Karçanaj është thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi procedurat. Ajo ka mbërritur në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa hetimet pritet të zgjerohen edhe ndaj vartësve dhe personave të përfshirë në proceset e prokurimit. SPAK vijon verifikimet për të sqaruar nëse në këto procedura janë konsumuar vepra penale që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera, shpërdorimin e detyrës dhe favorizimin...