Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Meta me fjalët e Veliajt, kërkesë GJKKO: Mos më mbani në kafaz, s’do marr pjesë në seancë
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar GJKKO me të njëjtën kërkesë si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Meta ka kërkuar që të mos futet në kafaz metalik gjatë seanca gjyqësore. Në dokumentin e depozituar në Gjykatën e Posaçme përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani, Meta kërkon që të jetë në sallën e gjyqit pranë mbrojtësve të tij pa barriera fizike, dhe në përputhje me të drejtën e mbrojtjes efektive. Sipas kreut të PL vendosja në kafaz metalik në gjykatë përbën në vetvete trajtim poshtërues dhe çnjerëzor. Deri në heqjen e kësaj mase, në kërkesë thuhet se nuk do të zhvillojnë seancat gjyqësore. "I pandehuri është paraqitur në seancat gjyqësore të kësaj çështjeje në një kabinë xhami / kafaz metalik, i izoluar fizikisht dhe vizualisht nga...