Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ilir Meta kërkesë GJKKO-së: Mos më mbani në kafaz, është diskriminuese/ Avokati: Po i shkelen të drejtat kushtetuese
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë zyrtare, ku pretendon se klienti i tij po trajtohet në mënyrë diskriminuese gjatë seancave gjyqësore. Ai kërkon që Meta të mos vendoset më në kabinën e xhamit apo në “kafazin e hekurit”, të cilin e konsideron shkelje të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane. Sipas Cakranit, mënyra se si paraqitet Meta në sallë “e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave”, duke krijuar perceptimin sikur është person i rrezikshëm apo me “fajësi të paracaktuar”. Në kërkesë thuhet se ky pozicionim i izoluar e pengon ish-presidentin të komunikojë lirshëm e konfidencialisht me avokatin, duke e trajtuar “si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës”. Avokati i...