Avokati i Popullit/ PD reagim për kandidatët: Deputetët kanë tërhequr nënshkrimet, presim përgjigjen e Kuvendit

Avokati i Popullit/ PD reagim për kandidatët: Deputetët kanë tërhequr nënshkrimet, presim përgjigjen e Kuvendit

Partia Demokratike ka reaguar me një sqarim zyrtar për mediat lidhur me debatet e ditëve të fundit mbi kandidatët për Avokat të Popullit, duke theksuar se nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë përdorur në mënyrë të pasaktë dhe jashtë kontekstit ligjor nga disa prej kandidatëve. Sipas PD-së, nënshkrimet janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pa marrë parasysh momentin kur kandidatët i kanë depozituar dokumentet në Kuvend. “Një pjesë e tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim, gjë që nuk është e vërtetë në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit,” thuhet në deklaratë. PD bën të ditur se, pas njoftimit zyrtar të Komisionit të Ligjeve drejtuar grupeve parlamentare – sipas të cilit “një...