Kjo është koha kur ne rritemi, sipas shkencës

Kjo është koha kur ne rritemi, sipas shkencës

Për vite me radhë kemi dëgjuar se truri “pjeket” në moshën 25 vjeç, sepse atëherë zhvillohet plotësisht korteksi prefrontal, pjesa që lidhet me vendimmarrjen dhe kontrollin e impulseve. Ide perfekte për t’u justifikuar: “jam 23, normal që s’i kam gjetur akoma përgjigjet e jetës”. Vetëm se rezulton të ketë qenë më shumë mit se fakt. Një studim i ri i Universitetit të Cambridge, i publikuar në Nature Communications, ka analizuar skanera truri të rreth 4 000 personave nga mosha 0 deri në 90 vjeç dhe sugjeron diçka tjetër: truri qëndron në fazë “adoleshente” deri në fillim të të tridhjetave. Sipas tyre, mesatarisht, struktura e trurit hyn në “modalitetin adult” rreth moshës 32 vjeç. Me fjalë të tjera, nga pikëpamja e arkitekturës së trurit, nuk jemi...