Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Reagim i ashpër nga Evropa pas kërcënimit të Putin-it
Bota E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 14:45 Zyrtarët ukrainas dhe evropianë akuzuan sot presidentin rus, Vladimir Putin, se po shfaq interes të rremë për paqe, pas pesë orë bisedimesh me të dërguarit amerikanë në Moskë takime që nuk sollën asnjë shenjë progresi, megjithëse negociatat pritet të vijojnë, sipas AP. “Udhëheqësi rus duhet t’i japë fund mburrjeve dhe gjakderdhjes, të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të mbështesë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, deklaroi sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper. Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i bëri thirrje Putin-it të mos humbasë më kohën e botës. Këto reagime pasqyrojnë tensionet e larta dhe hendekun e thellë mes Rusisë, nga njëra anë, dhe Ukrainës me aleatët e saj evropianë, nga...