Bosnje dhe Hercegovina lë pas monopolin rus

Bosnje dhe Hercegovina lë pas monopolin rus

Pas gati gjysmë shekulli varësie të plotë nga gazi rus, Bosnje dhe Hercegovina mund të lidhet me tregun global të energjisë, falë iniciativës amerikane për të ndërtuar një gazsjellës drejt Kroacisë. Projekti i cili do të ishte investimi i parë i madh i drejtpërdrejtë amerikan në sektorin e energjisë në këtë pjesë të Evropës, mund të fillojë që vitin e ardhshëm, konfirmuan Ambasada amerikane dhe autoritetet e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Deri më tani, gazsjellësit në Evropën Juglindore janë ndërtuar nga kompani evropiane ose lokale, ndërsa kompanitë amerikane kanë ofruar kryesisht shërbime konsulence. Projekti nëse realizohet do të shënojë një pikë kthese. Për herë të parë, Bosnje dhe Hercegovina do të merrte gaz direkt përmes terminalit LNG në ishullin Kërk në Kroaci, duke diversifikuar...