Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni i tranzicionit, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit, ka rënë në fokusin e Prokurorisë së Posaçme. Burime për Timoni.al bëjnë me dije se SPAK po heton Manen për pastrimin e dhjetëra milionë eurove që dyshohet se vijnë nga korrupsioni politik dhe marrëdhënie klienteliste me qeveritë e njëpasnjëshme. Sipas të njëjtave burime, hetimi është i orientuar kryesisht tek aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe në sistemin bankar, dy fusha ku dyshohet se janë kanalizuar shumat më të mëdha të parave të pajustifikuara. SPAK po verifikon transaksione të mëdha financiare, skemat e investimeve dhe lidhjet e kompanive të Manes me vendimmarrje publike, tendera dhe favore politike. Hetuesit kanë intensifikuar kontrollet dhe analizat e...