Belsh, fenomen i rrezikshëm: Hapet gropë 10 metra e thellë pranë lagjes së spitalit

Belsh, fenomen i rrezikshëm: Hapet gropë 10 metra e thellë pranë lagjes së spitalit

Një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit, duke shkaktuar frikë tek banorët. Dumreja është një zonë e njohur për aktivitet të lartë karstik, e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara pikërisht nga ky fenomen natyror. Sipas banorëve, gropa po zgjerohet me kalimin e ditëve dhe po i afrohet rrezikshëm ndërtimeve, ndërsa kërkohen masa urgjente nga autoritetet për të shmangur pasojat. Në Dumre, terreni prej rreth 360 km² është i ndjeshëm ndaj shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, çka e bën zonën të predispozuar për rrëshqitje dhe shembje të tokës të këtij lloji. Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më herët, ku...