Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri
Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në lagjen Drinas të fshatit Mamëz në Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi. Sipas njoftimit të Policisë, babë e bir janë identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjes, ndërsa në pranga ka përfunduar njëri prej tyre. Policia ka arrestuar 59-vjeçarin ndërsa ka shpallur në kërkim të birin 26 vjeçar. Ndërkohë është sekuestruar edhe automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale. “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në...