KLP mblidhet më 9 dhjetor për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së

KLP mblidhet më 9 dhjetor për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për zhvillimin e mbledhjes sa i takon procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar. SPAK e propozoi Ketën për emërim më 26 nëntor, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian. Vendim që erdhi me përfundimin e procesit të vettingu-t dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në garë ishin shtatë kandidatë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Byroja...