Berisha akuzon Mogherinin, kreu i PD kërkon të hetohet edhe Kolegji i Europës në Tiranë

Berisha akuzon Mogherinin, kreu i PD kërkon të hetohet edhe Kolegji i Europës në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i kërkoi prokurorisë evropiane të shtrijë hetimin edhe në Tiranë për Federica Mogherinin, ish-zyrtaren e lartë të Komisionit Evropian e cila aktualisht mban detyrën e rektores së Kolegjit të Evropës edhe në degën që është hapur në Shqipëri. Një ditë pas arrestimit të Mogherinit, Berisha akuzoi rektoren e Kolegjit të Evropës dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion në ndërtimin e kampusit të këtij kolegji me vlerë 17 milionë euro. “Ju bëj thirrje të hetojnë të gjitha emailet dhe SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Lubi Mogherinin për këtë çështje dhe, në veçanti, të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduar ‘Sky ECC’, ‘Matrix’, të cilët është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit...