Asetet e ngrira Ruse: Belgjika refuzon propozimin e BE-së për financimin e Ukrainës

Asetet e ngrira Ruse: Belgjika refuzon propozimin e BE-së për financimin e Ukrainës

Bota E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 14:14 Belgjika ka akuzuar Bashkimin Evropian se po “minimizon” shqetësimet e saj lidhur me planin për të përdorur asetet e ngrira ruse – të mbajtura në Evropë për mbështetjen financiare të Ukrainës, raporton BBC. “Ne vazhdojmë të kërkojmë një alternativë, përkatësisht që BE-ja të marrë hua shumat e nevojshme në tregjet financiare,” deklaroi ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot. Plani i BE-së, i mbështetur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, synon që asetet shtetërore ruse me vlerë 140 miliardë euro dhe të mbajtura kryesisht në Belgjikë të shndërrohen në një “kredi dëmshpërblimi” për financimin e Ukrainës vitin e ardhshëm. Ndërsa shumica e vendeve anëtare e mbështesin këtë skemë, disa shtete kanë kritikuar Belgjikën për bllokimin e saj. Nga ana e...