Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Protesta e fermerëve grekë, vijon dhe sot bllokimi i aksit Kakavijë-Janinë
Do të vijojë edhe këtë të mërkurë (3 dhjetor) bllokimi i aksit rrugor Kakavijë-Janinë si pasojë e protestës së fermerëve grekë. Policia Kufitare greke ka bërë me dije se nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, ky aks do të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve, me përjashtim të emergjencave shtetërore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin...