Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ Zbardhet ngjarja: Autorët babë e bir, shkaku…
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi. Identifikohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir). Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët, shpallet në kërkim djali i tij. Sekuestrohet automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale. Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i hetimeve të thelluara me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur në lagjen Drinas, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan operacionin policor të koduar “Drinas”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”,...