Aksident zinxhir në Lungomaren e Vlorës/ Përfshihen tre automjete, një vajzë dërgohet në spital

Aksident zinxhir në Lungomaren e Vlorës/ Përfshihen tre automjete, një vajzë dërgohet në spital

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare. Tre automjete, përkatësisht një tip ‘Opel’, një ‘Mazda’ dhe një ‘Benz’, janë përfshirë në përplasjen zinxhir. Brenda dy automjeteve të para udhëtonin turistë të huaj që lëviznin në grup. Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në automjetin e dytë, të tipit Mazda. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital për plagët e marra në këmbë. Top Channel