Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U nxorr nga makina dhe u dhunua me shkopa bejsbolli, 35-vjeçarit: Autorët ishin të maskuar, nuk i njoh
Foto ilustruese PUKË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Lezhë, ku 35-vjeçari Petrit Paloka u dhunua barbarisht nga disa persona. Paraprakisht dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona, ndërsa mësohet se policia e Lezhës ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar. Megjithatë, vetë 35-vjeçari ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk i njeh autorët. “Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, mësohet të jetë shprehur 35-vjeçari. Sherri ndodhi pranë një pike karburanti, ku 35-vjeçari është nxjerrë me forcë nga makina e tij nga disa të tjerë, të cilët më pas e kanë goditur me sende të forta. Ai është goditur me shkopa bejsbolli, dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënë në trup, kryesisht në këmbë....