Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Benet Beci njofton shpërblimin e fundvitit për 38 mijë pensionistë në Shkodër
Kronikë E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 13:10 Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë me dije se rreth 38,000 pensionistë në territorin e bashkisë do të përfitojnë bonusin e fundvitit të akorduar nga qeveria. Sipas Becit, shpërblimi përfshin: 19,000 pensionistë në qytet. 9,000 pensionistë në njësitë administrative. Deri në 10,000 pensionistë që do ta marrin shpërblimin përmes shpërndarjes në shtëpi. Ai tha se falënderimet e marra nga të moshuarit këto ditë janë një motiv i fortë për të vazhduar vëmendjen ndaj tyre dhe ndaj brezit që ka ndërtuar Shkodrën me punën e vet./J.H/