Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Në një konferencë për shtyp, kreu i opozitës tha se PD-ja ka forumet e saj dhe se çdo aktivitet tjetër jashtë këtyre forumeve nuk ka lidhje me partinë. “Asnjë aktivitet, jashtë forumeve të PD-së nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD-së është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume. PD ka dhe do të ketë mbledhjen e forumeve, do të jetë një debat i hapur për cilindo anëtar. Çdo person tjetër që për qëllime private dhe personale, organizon takime, i ka ato në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Kjo është për çdo forcë politike në botë”, tha Berisha. I pyetur nëse lidhje...