Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Hemodializa nën lupën e KLSH: Pacientët në rrezik dhe abuzime me pagesat
Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah shkelje të rënda në zbatimin e kontratës së koncesionit të shërbimit të hemodializës, duke evidentuar pasoja të drejtpërdrejta për pacientët me insuficiencë akute dhe kronike të veshkave. Sipas auditimit, pacientët me gjendje të rënduar akute nuk marrin shërbim të menjëhershëm në qendrat e koncesionarit pranë vendbanimit, pasi fillimisht duhet të kalojnë në një procedurë burokratike miratimi nga FSDKSH. Kjo situatë detyron spitalet publike të transportojnë urgjencat drejt QSUNT, me ambulancë dhe mjek specialist, duke shkaktuar vonesa kritike për trajtimin që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve. Edhe pse institucionet përgjegjëse pretendojnë se shërbimi i hemodializës u ofrohet të gjithë pacientëve, auditimi nënvizon se Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar ende rregulloren e...