Aksident te “Ura e Vashës” në rrugën e “Arbrit”, një makinë përplaset me furgonin

Aksident te “Ura e Vashës” në rrugën e “Arbrit”, një makinë përplaset me furgonin

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Arbrit, mbi “Urën e Vashës”, në hyrje të tunelit nr. 6, ku një automjet është përplasur me një furgon. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes për të kryer verifikimet e para. Sipas informacioneve paraprake, automjeti udhëtonte në drejtim të Tiranës, ndërsa furgoni po lëvizte drejt Dibrës. Grupi hetimor pritet të përcaktojë shkaqet e këtij aksidenti. Klos/ Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në vendin e quajtur “Ura e Vashës”, është përplasur automjeti tip “furgon” që transporton mallra, me drejtues shtetasin M.M., me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin V.P. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje...