Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Takime private për interesa personale”, a do të shkojë Berisha drejt përjashtimit të Salianjit dhe ‘tradhtarëve’?
sali berisha dhe ervin salianji TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, e quan aktivitet totalisht privat, iniciativën e Ervin Salianjit, për t’u takuar me strukturat në bazë, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse po mendon përjashtimin e ‘tradhtarëve’. Berisha tha se Partia Demokratike vepron mbi bazën e statutit dhe forumeve, dhe çdo aktivitet jashtë tyre bëhet për interesa personale, ndërsa nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse do të ketë përjashtime nga radhët. “Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume. PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin...