Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
I mituri vdes pasi konsumoi sushi, pronari i restorantit dënohet me 2.5 vite burg
Gjykata e Napolit ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg pronarin e një restoranti sushi në zonën e Vomeros, ku sipas Prokurorisë ndodhi helmimi që çoi në vdekjen e Luca Piscopo, 15 vjeç, në dhjetor 2021. Djali kishte konsumuar sushi me miqtë dhe më pas u sëmur nga salmoneloza, e cila dyshohet se shkaktoi miokarditin fatal. Ndërkohë, mjeku që e trajtoi adoleshentin u lirua nga akuzat, pasi gjykatësi vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Vendimi shkaktoi zemërim te familja dhe miqtë e Luca-s. Nëna e tij u shpreh e shkatërruar për absolvim të mjekut, duke theksuar se djali humbi mbi 10 kilogramë gjatë sëmundjes dhe se mjeku “as nuk u interesua për gjendjen e tij”. Edhe miqtë e...