“Prodhimi shqiptar kushton më shumë”, Braçe përplaset me përfaqësuesen e Financave: Po u bëni nder serbëve dhe boshnjakëve

“Prodhimi shqiptar kushton më shumë”, Braçe përplaset me përfaqësuesen e Financave: Po u bëni nder serbëve dhe boshnjakëve

Me tone të ashpra është shoqëruar Komisioni i Ekonomisë, në të cilin po diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Teksa përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ka raportuar në komision, deputeti i PS-së, Erion Braçe është treguar i ashpër, ndërsa pohoi se prodhimi shqiptar nuk favorizohet, por kjo gjë ndodh me mallrat e importit. Ai tha se produkti vendas del me çmim më të shtrenjtë, duke u favorizuar mallrat që vinë nga jashtë. DEBATI Braçe: Skema sot në import është 20-20. 20 paguan në Doganë, 20 kur del. Çfarë ju pengon që ta aplikoni këtë dhe për brenda vendit? Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Në momentin kur ky grumbullues, bën blerjen brenda vendit,...