Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha: E arrita qëllimin, kam mbrojtur votën e qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të mërkurë akuzat në drejtim të qeverisë. Në një dalje për mediat, Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilët i thanë se ai ka bërë deputet njerëz që kanë shkëputur lidhjen me bazën dhe qytetarët. Por për Berishën, kjo gjë nuk është e vërtetë, teksa shtoi se qëllimi që ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve, është realizuar. “Po luftoj në një mision, në kushte të vështira, mbrojtjen e votës së shqiptarëve, që në konceptin tiom është realizuar. Tani po vazhdoj misionin, për të motivuar shqiptarët që të shpëtojmë nga kjo diktaturë”, tha Berisha./vizionplus.tv