Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
BE miraton marrëveshjen për ndërprerjen e importit të gazit rus, afati i fundit nëntori i 2027-ës
Bashkimi Europian synon t’i japë fund të gjitha importeve të gazit nga Rusia deri në fund të vitit 2027, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel midis përfaqësuesve të qeverive të 27 shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian. Siç raporton Bloomberg, sipas planit, për kontratat afatshkurtra të nënshkruara para 17 qershorit 2025, ndalimi do të hyjë në fuqi nga 25 prilli 2026 për gazin natyror të lëngshëm dhe nga 17 qershori 2026 për gazin e transportuar përmes tubacioneve. Për kontratat afatgjata të furnizimit me gaz të lëngshëm, ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, siç parashikohet në paketën e 19-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Për kontratat afatgjata të importit të gazit përmes tubacioneve, importet do të ndalohen nga 30 shtatori 2027,...