I mori jetën në një aksident një 67-vjeçari në Maliq, arrestohet inspektori i Policisë në Korçë

I mori jetën në një aksident një 67-vjeçari në Maliq, arrestohet inspektori i Policisë në Korçë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elbasan-Korçë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë që aksidentoi për vdekje një 67-vjeçar mbrëmjen e kaluar. Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë u vu në pranga pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” sipas nenit 290 të Kodit Penal. Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, gjatë drejtimit të mjetit të tij në aksin rrugor Maliq-Lozhan, Inspektor D. Q. është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq. Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...