ANALIZA/ Sulmi i fundit i Putinit është një ultimatum për Trump-in: Zgjidh, ose Rusinë ose Europën

ANALIZA/ Sulmi i fundit i Putinit është një ultimatum për Trump-in: Zgjidh, ose Rusinë ose Europën

Vladimir Putini na kërcënon ne për t’u folur të tjerëve. Pak para samitit të shumëpritur me të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë, presidenti rus i kujtoi Donald Trump-it se paqja, për të cilën ai kujdeset aq shumë ka një zgjedhje të pashmangshme: Midis Rusisë dhe Europës. Alternativë tjetër nuk ekziston. Kontinenti i vjetër duhet të jetë një armik i përbashkët, jo një bashkëbisedues. Që të qëndrojë jashtë negociatave. Përndryshe, nuk do të bëhet asgjë. Ajo e djeshmja nuk ishte një shpërthim. Ishte një mesazh për partnerin potencial amerikan. Tonet shumë të ashpra që i paraprinë takimit me delegacionin amerikan, pothuajse për të vënë në dukje pikën kryesore, janë pa dyshim të lidhura me faktin se për herë të dytë pas samitit të gushtit në Alaskë,...