Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet pas më shumë se dhjetë vitesh mungesë, edicioni i 14 do të zhvillohet në 2026  

Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet pas më shumë se dhjetë vitesh mungesë, edicioni i 14 do të zhvillohet në 2026  

Nga Julia Vrapi Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar do të ketë një rikthim të tij pas më shumë se dhjetë vitesh mungesë. Festivali i Filmit Shqiptar i ka fillesat dekada më parë dhe u zhvillua prej vitesh, si një nga ngjarjet e rëndësishme në jetën artistike dhe kulturore në vend. Ai u zhvillua për herë të fundit në vitin 2012 në vendin tonë dhe për kineastët shqiptarë ishte një event i harruar nga institucionet që duhej të zhvillohej. Por projekti i miratuar nga bordi pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë rikthen dhe festivalin, që pritet të zhvillohet për katër ditë në vendin tonë në vitin 2026. Qendra Kombëtare e Kinematografisë një ditë më parë bëri me dije projektet fituese në disa kategori. Në kategorinë e “Ditë,...